​Tërmet me magnitudë 2.9 në Kosovë, nuk raportohen dëme. 

Sot, rreth orës 11:40 një tërmet ka goditur territorin e Kosovës, me magnitudë 2,9 sipas shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti është 9 km në verilindje të Vitisë dhe 2 km në jugperëndim të fshatit Stublla, me thellësi hipoqendrore 11 km.

Njoftimin e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Sizmologjik i Kosovës, Shemsi Mustafa, i cili në një shkrim në llogarinë e tij në rrjete sociale u shpreh se nuk ka vend për panik, pasi forca ishte e ulët.

Drejtori i Institutit tha se tërmeti nuk kishte potencialin të rrezikonte qytetarët apo të shkaktonte dëme materiale.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Ministria e Ekonomisë dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 17/12/2024 n’ora 11:41:46 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2,9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 11 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike: 42.318; 21.436; 9 km në Verilindje VL të Vitisë dhe 2 km në Jugperëndim JP të fshatit Sublla. Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës së ulët, pra nuk kishte vend për panik apo shqetësime”, njoftoi Mustafa në llogarinë e tij.

Drejtori i Institutit Sizmologjik i Kosovës u shpreh se sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneroj tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë.

TRT Balkan / agjencitë