Qytetarët duke u freskuar në lumin Danub pasi që niveli i lumit ka pësuar rënie.     Foto: AA

Moti i thatë që kaploi muajt e fundit shumë vende të botës, përfshi edhe rajonin e Ballkanit, ndikoi në tharjen e shumë lumenjëve dhe liqeneve. Temperaturat e larta ndikuan që disa pjesë të lumit Sava në Zagreb, lumit Danub në pjesën e Novid Sadit, dhe burimet e lumit Miljaçka në Sarajevë, të pësojnë rënie, gjegjësisht rrezik për tharje.
Danubi në Novi Sad nën nivelin e duhur
Thatësira e vazhdueshme negativisht ka reflektuar mbi nivelin e lumit Danub, si një prej lumenjëve më të gjatë në Evropë. Shtrati i lumit Danub, në qytetin e Novi Sadit, në Serbi, sipas të dhënave të Entit Republikan Hidrometeorologjik të Serbisë, ka rënë minius 4 centimetra. Dhe, siç njoftuan ditë më parë kushtet për lundrim në Danub afër Novi Sadit janë të pafavorshme. Niveli më i ulët i lumit Danub, në këtë pjesë të Serbisë, prej minus 134 centimetra është regjistruar më 10 janar të vitit 1909.
Burimet e Miljackës në rrezik
Burimi i lumit Miljacka në Bosnjë e Hercegovinë, i cili kalon përmes kryeqytetit, Sarajevës, si pasojë e temperaturava të larta periudhës së kaluar është ballafaquar me rrezikun e tharjes.
Ndërkaq rreziku i tharjes së lumit që kalon në mes të qendrës së qytetit ndikon negativisht edhe tek gjallesat që ajo ka. Pjesa më e madhe e këtij lumi të gjatë mbi 35 kilometra kalon përmes Sarajavës.
Thatësirat godasin lumin Sava në Zagreb
Shkaku i zvogëlimit të nivelit të ujit në lumin Sava në Zagreb, qytetarët si rrallë më parë mund të shohin sipërfaqen prej dheut.
Temperaturat e larta të vazhdueshme dhe mungesa e të reshjeve kanë ndikuar në paraqitjen e këtyre pamjeve. Analizat e Entit Hidrometeorologjik të Kroacisë, thonë se Mesdheu është më i rrezikuar nga thatësirat e verës. Situata me nivelin e ujit në lumin Sava, ka ndikuar keq edhe në nivelin e liqenit të vogël në Bundek. Kur bie niveli i ujit të Savës dhe ujërave nëntokësore, bie edhe niveli i ujit në Bundek.
Pamje të lumejve të thatë, ose nën nivelin e dëshiruara janë shfaquar gjithashtu në shumë vende të botës përfshirë SHBA-të, pjesë të ndryshme të Evropës, Lindjen e Mesme.

TRT Balkan