Me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për qytetarët, autoritetet kosovare po synojnë të kursejnë këtë dimër 18 milionë euro duke evituar importin në energji elektrike.
Ministrja Rizvanolli tha se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë deri më tash disa masa për rregullimin e furnizimit me energji elektrike, përfshirë ndaljen e prodhimit të kriptovalutave, të cilat janë shpenzues të mëdhenj të energjisë elektrike.
Nga periudha janar 2022 deri në shtator të këtij viti, sipas ministres Rizvanolli, Kosova ka pasur një realizim prej 101 për qind të prodhimit në energji elektrike.
Derisa, me subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje nga qytetarët në vlerë prej 6 milionë eurove të ndarë nga Qeveria, ministrja tha se synohet të kursehen 18 milionë euro vetëm këtë dimër.
"Nga ulja e konsumit të energjisë elektrike pritet që nga kjo masë, nga 6 milionë të shpenzuara, vetëm gjatë këtij dimri të kursehen 18 milionë euro për shkak të evitimit të importit të energjisë elektrike. Masat janë dizajnuar në mënyrë të tillë që i kanë dy qëllime, e para është ulja e konsumit të energjisë elektrike prandaj kushtet janë vendosur të tilla dhe nga qëllimi i dytë është që të ndihmohen familjet më të varfëra", theksoi Rizvanolli.
Rizvanolli tha se Qeveria e Kosovës kërkon shtyrje të masave emergjente në furnizimin me energji elektrike edhe për muajin nëntor.
Kjo pasi situata me energji elektrike nuk pritet të lehtësohet por të vështirësohet gjatë muajve në vijim edhe pse dy javët e fundit siç tha ajo, "ka pasur ulje të çmimeve në tregun evropian për shkak të uljes së kërkesës si pasojë e motit të mirë në Evropë".
Ministrja kosovare gjatë raportimit në komision parlamentar nuk e përjashtoi mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike pas rënies së temperaturave.
Në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta kursejnë energjinë elektrike, në javën e parë të tetorit, Ministria e Ekonomisë prezantoi masat për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për qytetarët në vlerë prej 6 milionë eurove. Me këtë subvencionim ministria synon të ndihmojë rreth 10 mijë familje nga të gjitha etnitë.
Ndryshe, qytetarët e Kosovës, prej verës gjatë ditës ballafaqohen me kufizime të kohëpaskohshme të energjisë elektrike.
1 Nën 2022
Ulja e temperaturave rrezikon rritjen e çmimit të energjisë në Kosovë
Në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta kursejnë energjinë elektrike, në javën e parë të tetorit, Ministria e Ekonomisë prezantoi masat për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për qytetarët në vlerë prej 6 milionë eurove.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore