Udhëheqësit e rajonit nënshkruajnë në Librat e Ngushëllimeve për Türkiyen.    /Foto: AA

Vendet e Rajonit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për Republikën e Türkiyes pas dy tërmeteve të forta që tronditën Türkiyen jugore duke nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve në ambasadat përkatëse.

Në Librin e Ngushëllimeve në Tiranë shprehu ngushëllimet presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Sot i shpreha ngushëllimet e mia Ambasadës së Republikës së Türkiyes në Tiranë për shkatërrimin dhe humbjen e paprecedentë të shkaktuar nga tërmeti. Lutemi për shërimin e shpejtë fizik dhe shpirtëror të çdo familjeje të prekur nga kjo tragjedi”, ka shkruar Begaj në rrjetin social Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ambasadën e Türkiye-s në Prishtinë ku u ka shprehur ngushëllime zyrtarëve të ambasadës dhe është nënshkruar në librin e zisë.

Pas shkrimit të tij në libër, Kurti tha se ne “ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me popullin mik turk dhe gjithashtu u shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave të cilat po shtohen për nga numri nga ora në orë këto ditë”.

“Ne njëkohësisht shprehim edhe solidaritetin tonë dhe mbështetjen me kapacitetet që kemi për të gjetur sa më shumë të gjallë nën rrënoja, për çfarë edhe lutemi që të ketë sa më shumë të gjallë. 36 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësiti K-9 me tre qenë dje kanë shpëtuar një vajzë dyvjeçare me nënën e saj dhe operacioni i shpëtimit po vazhdon”, tha Kurti.

Mesazhin ngushëllues nëpërmjet Librit të Ngushëllimeve në Maqedoninë e Veriut e ka përcjellë ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Nënshkrova Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën e Türkiyes në Shkup, ku shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave dhe për të gjithë popullin turk. Ne mbetemi të bashkuar në përpjekjet për të ofruar ndihmë dhe mbështetje”, kështu ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndërkohë, anëtari i Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq nënshkroi librin e zisë në Ambasadën e Republikës së Türkiyes në Sarajevë.

Me këtë rast, Beqiroviq u takua me ambasadorin e Republikës së Türkiyes në Bosnjë e Hercegovinë, Sadik Babur Girgin, të cilit i shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin në emër të qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës dhe në emër të tij.

Član Predsjedništva BiH dr. Denis Bećirović upisao se u Knjigu žalosti u Ambasadi Republike Turske u Sarajevu povodom...

Posted by Dr. Denis Bećirović on Wednesday, February 8, 2023

Beqiroviq theksoi se mendimet dhe zemrat e qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës janë me viktimat dhe familjet që humbën të dashurit e tyre, si dhe me popullin vëllazëror të Republikës së Türkiyes.

Po ashtu, edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç nënshkroi librin e zisë në Ambasadën e Republikës së Türkiyes në Zagreb.

Kryeministri kroat mirëpriti ambasadorin turk Yavuz Selim Kiran me kolegët e tij në ndërtesën e ambasadës.

Gjithashtu, edhe në Kosovë dhe Serbi ambasada e Türkiyes ka hapur Librin e Ngushëllimeve.




TRT Balkan