Vihet gurthemeli i Qendrës Kulturore Turke në Prizren             / Foto: AA

Në qytetin historik të Kosovës, Prizren, me një ceremoni u bë vënia e gurthemelit të Qendrës Kulturore Turke.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit morën pjesë Ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Konsulli i Përgjithshëm i Prizrenit Celal Doğan dhe përfaqësues të komunitetit turk në Kosovë.

Ambasadori Angılı, para pjesëmarrësve në këtë ngjarje, deklaroi se zemra e komunitetit turk në Kosovë rreh në qytetin e Prizrenit dhe tha se qendra në fjalë është shumë me rëndësi për të treguar kulturën e bashkëjetesës së komuniteteve që formojnë identitetin e Prizrenit.

Ndërkaq, ministri Damka vuri në dukje se Qendra Kulturore Turke që do të ndërtohet do t'i kontribuojë unitetit dhe integritetit të komunitetit turk në Prizren, duke thënë se arti dhe kultura e turqve të Kosovës do t'u bartet brezave të ardhshëm në këtë qendër.

Kryetari Totaj theksoi se shoqëria turke është pjesë përbërëse e qytetit të Prizrenit, i cili njihet si shumëdimensional, multikulturor dhe shumëgjuhësor.

Pas fjalëve të rastit, u mbajt edhe ceremonia e vënies së themeleve.

Qendra Kulturore Turke, e cila pritet të përfundojë në vitin 2026, do të ndërtohet nga Komuna e Prizrenit me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, së Rinisë dhe së Sportit dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Kosovës.

Qendra, e cila do të shërbejë për të mbajtur gjallë kulturën turke, do të përfshijë zona që do t'i shërbejnë kulturës dhe artit, të tilla si një bibliotekë, sallë teatri dhe zonë ekspozimi.

TRT Balkan / agjencitë