Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se po mendon se si të mos e vendosë vendin në pozitë të vështirë dhe të nisë një hetim për armatimin “e paligjshëm” të Kosovës. Ai pyeti se “si mendojnë ata që e bëjnë këtë dhe shkelin Rezolutën 1244 dhe Kartën e OKB-së se nuk do të mbajnë përgjegjësi për të”.
“Po mendoj se si të nis një hetim se si të gjithë ata që armatosin të ashtuquajturat forca të sigurisë së Kosovës dhe shqiptarët e kanë bërë këtë në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, si e kanë shkelur atë dhe si guxojnë ta shkelin, duke menduar se ata kurrë nuk do të përgjigjen për këtë”, tha Vuçiq i pyetur nga një gazetar për ngjarjet në Banjskë.
Ai tha se po mendonte se si të mos e vinte vendin në pozitë të vështirë, duke respektuar ende të drejtën ndërkombëtare dhe shtoi se e di që disave “vërtet nuk u intereson se çfarë bëjnë të huajt kundër Serbisë, çfarë bëjnë shqiptarët kundër Serbisë, çfarë po bën Kurti kundër Serbisë”.