Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij drejtuar opinionit publik, tha se bisedimet ndërmjet Serbisë dhe “shqiptarëve nga Kosova” ishin “shumë të pasuksesshme”, dhe bisedimet me ndërmjetësit e huaj ishin “jashtëzakonisht të vështira”.
Ai ka thënë se mesazhi i Serbisë është se “nuk ka asgjë as nga njohja, as nga njohja reciproke, lirisht mund ta harroni këtë gjë dhe as të mos vini në Beograd me tregime të tilla pasi janë të pakuptimta”.
Sa i përket çështjeve të tjera, Vuçiq tha se Serbia është “gjithmonë e gatshme për bisedime dhe zgjidhje kompromisi”, por tha se ato zgjidhje nuk janë arritur.
Ai shtoi se është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat e veturave dhe se Prishtina do të fillojë zbatimin e vendimit të saj nga 1 shtatori.
Vuçiq tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është i bindur se serbët në Kosovë “me propagandën e tij dhe me faktin që ai u drejtohet serbisht” do t’i bindë ata të heqin dorë nga “shteti i tyre Serbia”.
Ai theksoi se Serbia kërkon nga Bashkimi Evropian garanci që çdo serb nga Leposaviqi, Graçanica dhe Mitrovica e Veriut të mund të largohet nga territori i Kosovës dhe të hyjë në Serbi me dokumente serbe.
Vuçiq tha se kjo është e një rëndësie kyçe për Serbinë sepse këta njerëz nuk mund t'i përkasin regjimit të vizave dhe se nëse BE-ja e konfirmon këtë, “një problem i vogël” në negociatat me Prishtinën do të zgjidhet.
Ai tha se përgjigja përfundimtare e BE-së pritet në “dy, tre apo katër ditët” e ardhshme dhe theksoi se nëse BE-ja nuk garanton, “nuk kemi marrëveshje për asnjë çështje”.
Ai shtoi se çështja e targave të veturave është shumë më e ndërlikuar “sepse nuk ka marrëveshje që do t’u përshtatej shqiptarëve”.
Vuçiq theksoi se çështja e asociacionit të komunave serbe duhet të jetë në tryezë “nëse doni të flisni për ndonjë gjë”.
Ai shtoi se një zhvillim i rëndësishëm për Serbinë është deklarata e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se asociacioni do të jetë tema e radhës e diskutimit mes Beogradit dhe Prishtinës.
Vuçiq deklaroi se aktualisht “në sirtarin e tij, në kasafortën e tij dhe në sirtarin e Ministrit të Punëve të Jashtme, janë shtatë dokumente për tërheqjen e njohjeve” të Kosovës dhe se kjo do të zbulohet “kur të jetë e nevojshme”.
27 Gus 2022
AA
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore