Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot të dërguarin special të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë dhe rajonin, si dhe raportet dypalëshe, njoftoi shërbimi për shtyp i Presidencës.
Gjatë këtij takimi presidenti Vuçiq ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Ai ka potencuar se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, me qëllim arritjen e një zgjidhje kompromisi në të cilën pikë vendimtare paraqet siguria e serbëve në Kosovës.
Emisari special Peach ka theksuar se Britania e Madhe e mbështet procesin e dialogut i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Të dyja palët në këtë takim e kanë theksuar rëndësinë e prezencës së KFOR-it, si garanci e sigurisë.