Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në këtë takim Vuçiq ka diskutuar temën aktuale të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, mundësitë për vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.
Siç u njoftua nga kabineti i presidentit serb pas takimit, Vuçiq edhe një herë theksoi përkushtimin e plotë të Serbisë për vazhdimin e procesit të dialogut dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës,
Theks i veçantë gjatë diskutimit u vë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel deri më tani dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.
“I dërguari i posaçëm i ShBA-së, Gabriel Escobar, shprehu pritjet se dialogu Beograd-Prishtinë për të gjitha çështjet e hapura dhe normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve do të vazhdojë me dinamizëm dhe konstruktivitet, që është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen e përgjithshme, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, si dhe përfundimin e shpejtë të negociatave”, njoftoi kabineti i presidentit serb.
20 Tet 2022
Vuçiq-Escobar: Serbia e përkushtuar për vazhdimin e dialogut me Prishtinën
Theks i veçantë gjatë diskutimit u vë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel deri më tani dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore