Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, i ka refuzuar propozimin e palës serbe për targat. Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në Beograd presidenti Vuçiq, tha se nëse NATO nuk mbron serbët e Kosovës, ata do të veprojnë për t’i mbrojtur.
Vuçiq pas takimit në Beograd me përfaqësues të Listës serbe, poashtu theksoi se kolona të refugjatëve nuk do të ketë.
“E jona është t'u themi njerëzve edhe sot, edhe pse e dimë se sa e vështirë është sot në kushtet kur nuk është më hipotetike dhe kur nuk je në një lokal - nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe dhe mesazhi ynë kryesor ishte , sido që të jetë, - kolona të refugjatëve nuk do të ketë dhe ne do ta mbrojmë popullin tonë nga persekutimi dhe nga përndjekja, nëse NATO nuk dëshiron ta bëjë këtë ose nëse ata marrin pjesë me njësitë shqiptare”, tha Vuçiq në konferencë për mediat në Beograd.
Për atë që ndodhi gjatë negociatave në Bruksel, Vuçiq tha se vetë shqiptarët vendosën të kryejnë veprime të njëanshme.
“Shqiptarët, askush nuk po i kupton pse, vendosën vetë të kryejnë veprime të njëanshme dhe për këtë kanë marrë gjithmonë mbështetjen e KUINT-it. Pastaj thonë - duam t'i ndërrojmë targat. Në përputhje me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të 2 korrikut 2011, pika 7, të gjithë pronarët do të përdorin targa RKS ose KS, që do të lëshohen nga autoritetet e Kosovës... Kurti tha në Bruksel se të gjithë duhet të kenë targa RKS (Republika të Kosovës), KS janë me status neutralë dhe të lëshuara nga UNMIK-u. Ne thamë se gjithçka është e mundur. Ata anuluan tabelat KS në mënyrë të paligjshme në 2020, ne kërkuam që të jepen tabelat KS-së me status neutral. Ata hodhën poshtë gjithçka”, tha Vuçiq.
Ai foli edhe për marrëveshjen me dokumente të vitit 2011.
"Kemi ardhur te dokumentet dhe rizbatimi i marrëveshjes së vitit 2011, ku jam detyruar të mbroj pjesët. Synimi i shqiptarëve është - ne duam t'iu nxjerrim një dokument siç na jepni ju ne, në mënyrë që ata të kalojnë tranzit në një vend të tretë. Ne thamë - nuk ka problem, është mirë. Por, nuk mund t'ia lëshosh atë letër një serbi nga Kosova, sepse ai nuk i përket një shteti tjetër dhe nuk shkon në një vend të tretë. Kjo mund të zbatohet për mua, por jo për serbët nga veriu i Kosovës. Por atyre nuk u intereson që ta zbatojnë atë tek unë, u intereson t'ua vështirësojnë jetën serbëve në veri. Ata hodhën poshtë në mënyrë histerike të gjitha propozimet tona për kompromis”, theksoi Vuçiq.
Vuçiq u ndal edhe te marrëveshja përfundimtare, ku tha se ideja e Kurtit ishte që të bëhet një marrëveshje e përgjithshme me gjashtë pika.
"Ajo përbëhet nga sa vijon: 1 - parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe dhe njohja reciproke, hyrja në organizatat ndërkombëtare 2 - zgjidhja e problemeve nga e kaluara (zgjidhja e problemit të të zhdukurve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të dhunuar dhe të zhvendosur, shkatërrimi i prona private dhe publike dhe kthimi i artefakteve artistike, financat, apo demet e luftës, 3 - bashkëpunimi në të ardhmen, 4 - marrëdhëniet dhe të drejtat e njëjta të serbëve në Kosovë si shqiptarët në Preshevë, 5 - rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë, të cilën zyrtarët e BE-së reaguan negativisht, 6-kjo nuk është letër e re, përmbajtjen e kishim më parë. Kjo është ajo çka kërkojnë nga Serbia”, tha presidenti i Serbisë.
21 Gus 2022
Vuçiq: Ideja e Kurti marrëveshja përfundimtare
Pas takimit të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot në Beograd zhvilloi konferencë për shtyp.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore