Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur të martën në mbrëmje një takim urgjent me disa ministra të Qeverisë së Serbisë, pasi sot përfundon afati i përdorimit të dinarit serb në Kosovë, vendim ky i miratuar nga Banka Qëndrore e Kosovës.
Në takimin e mbajtur në Presidencën e Serbisë u bisedua për hapat e radhës që do të ndërmarrë Beogradi me këtë rast.
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar të martën në Prishtinë se qeveria e institucioneve të përkohshme do të prezantojë sot (31 janar) informacionin për ndalimin e dinarëve në Kosovë.
Pas takimit me kryeministrin dhe kryetaren e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, ai tha se në bisedime është diskutuar vendimi i Bankës Qendrore për pezullimin e dinarit, por nuk ka dashur të japë më shumë detaje.
"Ne e përmendëm çështjen e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por unë nuk do të jem zëdhënës i qeverisë së Kosovës. Do të ketë informacione që do të shpallen (të mërkurën)", tha Lajçak.
Ndryshe, rregullorja e re e BQK-së parasheh që nga 1 shkurti për transaksione të shfrytëzohet vetëm valuta euro.