Vuçiq në takim me Lajçakun: Të zbatohet Asociacioni.     Foto: buducnostsrbijeav/Instagram

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq theksoi sot se gjatë takimit me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka folur për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit serb.

“Me Mirosllav Lajçakun bisedova rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohen serbët për shkak të veprimeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”, thuhet në publikimin e Vuçiqit në Instagram.

Vuçiq shton se ka theksuar se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe duhet të zbatohet domosdoshmërisht.

Presidenti serb thotë gjithashtu se “Serbia është e përcaktuar për vazhdimin e dialogut konstruktiv, me qëllim mirëmbajtjen e paqes dhe të stabilitetit dhe arritjen e kushteve më të mira për jetë për të gjithë qytetarët”.

TRT Balkan / agjencitë