Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se pavarësisht deklaratave optimiste të disa përfaqësuesve evropianë, aktualisht nuk sheh zgjidhje për çështjen e targave në Republikën e Kosovës.
Sipas tij, Prishtina sigurisht që do të vazhdojë me fushatën e saj nga 1 shtatori dhe do të përpiqet t'i detyrojë serbët të ndryshojnë targat e veturave të tyre.
“Politikanët europianë janë shumë më të mençur dhe serioz se unë dhe nuk duhet të jenë ters si unë të kenë një skenar optimist në kokën e tyre. Unë nuk shoh zgjidhje në këtë moment dhe në 1 shtator ata do të shkojnë me fushatë duke u përpjekur t'i detyrojnë serbët të ndryshojnë tabelat dhe nuk mendoj se do të kenë shumë sukses në këtë”, ka theksuar Vuçiq.
Vuçiq tregon se Albin Kurti në Bruksel është shprehur me besim se do të jetë një sukses i madh nëse serbët ndryshojnë targat.
Njëkohësisht, Vuçiq paralajmëroi vizita të shumta nga faktorë ndërkombëtar si ndërmjetës, në mesin e tyre edhe presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdogan.
“Është një proces që do të vazhdojë, sigurisht që do të përballemi me atë problem nga 1 shtatori, nuk ka mundësi që të zgjidhet para 1 shtatorit. Por duhet të presim dhe të shohim, pres bisedime të rëndësishme pas Ballkanit të hapur, do të vijë edhe Erdogani. Do të kemi shumë ndërmjetës që do të vijnë nga Evropa dhe Bota, por për momentin nuk shoh asnjë mundësi për përparim sepse nuk ka dëshirë nga ana e Prishtinës për të diskutuar zgjidhje racionale dhe kompromisi", tha Vuçiq.
Në fund ai me ironi shtoi se ndoshta në fund të fundit evropianët e dinë më mirë se çfarë do të ndodhë.
30 Gus 2022
Vuçiq: Për momentin nuk shoh zgjidhje për targat
Gjatë periudhës në vazhdim në Serbi janë paralajmëruar vizita të ndryshme, në mesin e tyre edhe e presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdogan.
Tanjug
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.