Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur sot për herë të parë lidhur me pretendimet se dronë nga Kosova po spiunojnë ushtrinë serbe. Sipas tij, në këto misione për xhirimin e kazermave ushtarake serbe janë përdorur dronë komercialë.
“Përdoren dronë komercialë, pasi ata që i përdorin mendojnë se nuk mund të përcaktohet pronari, sepse po të ishin dronë ushtarakë do të kishin elemente ushtarake dhe do të dihej kujt i përkasin”, tha Vuçiq.
Ai tha se dronët i kanë parë disa herë, por tani kanë vendosur të “paralajmërojnë”, sepse siç thotë Vuçiq, nuk mund të lejojnë që dikush të xhirojë kazermat serbe.
Vuçiq madje tha se kanë parë edhe dronë të NATO-s dje gjatë ditës në Bërnjak dhe Jarinjë, por nga brenda kufirit të Kosovës.
“Ata ishin 200-500 metra nga vija administrative, në anën tjetër. NATO i respekton të gjitha procedurat, por edhe ne i pamë, por nuk kemi të drejtë t'i godasim sipas rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes së Kumanovës. Por, nuk kanë qenë për të mbledhur figura ose për të luajtur, por për gjëra të tjera”, tha Vuçiq.
Vuçiq foli për gazetarët pas ndjekjes së stërvitjes ushtarake “Manovrat 2022”. Ai tha se ushtria serbe është shumë më e fortë se para disa dekadave, por politika e Serbisë sipas tij është ruajtja e paqes.
Ndryshe, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ditë më parë reagoi duke theksuar se pretendime e palës serbe janë plotësisht të pavërteta, dhe çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve.
3 Nën 2022
Vuçiq: Po i shohim edhe dronët e NATO-s
Vuçiq tha se kanë parë edhe dronë të NATO-s dje gjatë ditës në Bërnjak dhe Jarinjë, por nga brenda kufirit të Kosovës.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.