Vuçiq: Protestuesit do të arrestohen.     /Foto: AA

"Asnjë nga këto nuk do të funksionojë për ta. Ne po përpiqemi me reagim të butë të mos lëndojmë asnjë nga pjesëmarrësit e rastësishëm para Kuvendit të Qytetit", tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një fjalim drejtuar publikut lidhur me protestën e opozitës në Beograd.

Vuçiq theksoi se disa treguan ngjyrat e tyre të vërteta në këto protesta dhe se dhuna ishte forma e tyre e vetme e luftës.

“Me ditë e kemi treguar, kemi paralajmëruar për faktorin e jashtëm, falë atyre shërbimeve të huaja që e kanë bërë të qartë se çfarë po përgatitet”, tha presidenti i Serbisë.

Ai shtoi se ata që u betuan për të luftuar kundër dhunës vetëm e konfirmuan edhe një herë se janë banditë dhe banditë të vërtetë.

"Vendi është mjaft i fortë për të mbrojtur Serbinë, për të mbrojtur Beogradin. Rebelët dhe banditët do të arrestohen dhe ne gjithmonë do të sillemi kështu", tha Vuçiq.

Ai tha se do të ruajë lirinë dhe paqen në vend.

"Ne do ta ruajmë lirinë, pavarësinë. Ne do ta mbrojmë Serbinë tonë, vetëm për të ruajtur paqen, vendi është i sigurt, ne do ta ruajmë shtëpinë tonë", tha Vuçiq.

Protesta e shtatë masive e koalicionit serb kundër dhunës u zhvilluar para ndërtesës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KEZ) në Beograd, ku opozita tentoi të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Qytetit të Beogradit.

Për ditën e sotme nga ana e studentëve është paralajmëruar radikalizimi i protestës, përkatësisht bllokimi i Beogradit në disa lokacione, e cila do të fillojë në ora 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18.00.

Për shkak të parregullsive të shumta në zgjedhjet e kaluara, nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) Marinika Tepiq shtatë ditë më parë hyri në grevë urie, më pas asaj iu bashkuan edhe deputetet Jelena Millosheviq dhe Danijela Grujiq, e më pas edhe kryetarja e Lëvizjes për Revolucionin (PZP) Janko Veselinoviq, ashtu si edhe Zheljko Veselinoviq, që është kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Serbisë "Sloga". Opozita në Serbi gjatë ditëve të kaluara vazhdimisht ka dërguar akuza ndaj pushtetit se zgjedhjet komunale të 17 dhjetorit në Beograd janë vjedhur.

TRT Balkan / agjencitë