Vuçiq pyet ndërkombëtarët: Cilët dokumente dëshironi t’i respektojmë?     Foto: AA

“Një pyetje e thjeshtë për partnerët tanë perëndimorë...”, ka thënë Vuçiq në Instagram me një videoklip në të cilin u drejtohet qytetarëve dhe partnerëve perëndimorë lidhur me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se ka një pyetje të thjeshtë për partnerët perëndimorë, se cilin nga pesë dokumentet e rëndësishme që i sollën ata vetë, duan të respektojnë për çështjen e Kosovës, si dhe nëse do ta respektojnë, dhe a do ta respektojnë edhe dokumentin e gjashtë të Selanikut për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, i cili mbështet plotësisht zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Një pyetje e thjeshtë për partnerët tanë perëndimorë...”, ka thënë Vuçiq në Instagram me një videoklip në të cilin u drejtohet qytetarëve dhe partnerëve perëndimorë.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ju tashmë e dini se i kam kërkuar partnerëve tanë perëndimorë të më thonë se cilin nga pesë dokumentet e rëndësishme duan ta respektojnë: Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit apo Marrëveshjen e Uashingtonit. Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë shumë i rëndësishëm i BE-së nga viti 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut për zgjerimin e BE-së në BB.

Siç thotë Vuçiq në vazhdim: “Pra, pyetja ime sot është, cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”.

Ndryshe, sot krerët e Kosovës zyrtarisht e nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë akt e ka vlerësuar si ditë historike për vendin.

TRT Balkan