Vuçiq-Stoltenberg në Beograd, fllasin për komunikim më të mirë me KFOR-in.    /Foto: Aleksandar Vučić/Facebook

Në të ardhmen do të përpiqemi të kemi komunikim sa më të mirë me NATO-n dhe KFOR-in, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të sotëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Beograd. Presidenti Vuçiq në rrjetet sociale shkroi se në takimin me shefin e NATO-s, Stoltenberg e ka e ka informuar se në vitin e fundit 13-të për qind e serbëve janë larguar nga veriu i Kosovë, për shkak siç thotë ai keqtrajtimit dhe presionit të regjimit të Prishtinës.

“Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme për më shumë se një orë e gjysmë, dhe ajo që tha Stoltenberg dhe ajo që mund të konfirmoj është gjithashtu e rëndësishme për ne, bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in me shpresën se do të sigurojmë sa më shumë siguri për serbët në Kosovë dhe Metohi”, shkruan Vuçiq.

Razgovarali smo o svim aktuelnim temama, jer je za nas važna saradnja sa @nato i @nato.kfor u nadi da ćemo koliko-toliko...

Posted by Aleksandar Vučić on Tuesday, November 21, 2023

Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg gjendet në një turne rajonale. Gjatë qëndrimit në Kosovë dhe takimin me presidenten Vjosa Osmani, ai theksoi se sulmi i 24 shtatorit që ndodhi mbi Policinë e Kosovës është i papranueshëm dhe kërkojë që përgjegjësit të japin llogari.

TRT Balkan / agjencitë