Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar sot të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, rreth çështjeve të hapura në dialog.
“Bisedë serioze dhe e përgjegjshme me Mirsolav Lajçak. Ne vazhdojmë të luftojmë për të ruajtur vendin dhe popullin tonë, duke këmbëngulur në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare", ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram pas takimit.
Më herët, gjatë shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë së Sigurisë dhe Infomimit (BIA) të Serbisë, Vuçiq tha se po përdoren të gjitha mjetet për të arritur qëllimin, pranimin e Kosovës në OKB.
“Mua nuk më kërcënon askush pse e kam emrin Aleksandar e mbiemrin Vuçiq, dhe pse jam president i këtij vendi, por kërcënohet vendi, sepse nuk duan që ky vend të mbetet dëshmi e gjallë e arrogancës, hipokrizisë dhe politikës së gabuar të dikujt”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha gjithashtu se ndërkombëtarët i kanë përmendur afate shumë të shkurtra për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, afate që lidhen me javë e jo me muaj e me vite.
17 Tet 2022
Vuçiq takon Lajçakun, këmbëngul në zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
Gjatë shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë së Sigurisë dhe Infomimit (BIA) të Serbisë, Vuçiq më herët deklaroi se po përdoren të gjitha mjetet për të arritur qëllimin, pranimin e Kosovës në OKB.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.