Në Bruksel shkon që të tentojë të ruajë paqen dhe stabilitetin, kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vigjilje të takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
"Ne nuk kërcënojmë askënd, vetëm dëshirojmë të sigurojmë respektimin e rregullave ndërkombëtare, normat e së drejtës publike ndërkombëtare nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deri te Marrëveshja e Brukselit. Këto janë marrëveshje që janë në fuqi dhe ato duhet të respektohen dhe zbatohen", u tha Vuçiq gazetarëve pas vizitës së pajisjeve ushtarake që prodhon industria përkatëse në Serbi.
Siç tha ai, nuk e di se çfarë të presë në takim, se Beogradi është i interesuar të diskutojë gjithçka, por dëshiron të diskutojë për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), por jo që dikush të thotë se AKS duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Kuptohej që këto autorizime do të ishin shumë më të mëdha dhe më të gjera, prandaj ne negociuam, është e qartë se çfarë u negociua”, tha Vuçiq në prezantimin e akademisë ushtarake.
I pyetur për situatën me targat, Vuçiq tha se situata është e qartë për Beogradin dhe se “nëse dikush dëshiron ta zbatojë me dhunë, mund të bëjë çdo gjë me dhunë, pyetja e vetme është se deri kur”.
Ai porositi Prishtinën të mos presin që Serbia të ndihmojë në këtë çështje.
Siç theksoi, para takimit me Kurtin do të ketë takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe përfaqësuesin special të administratës amerikane për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Po ashtu presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Qeveria e Kosovës mund të zbatojë vendimin e saj për targat e automjeteve, kryesisht në veri "vetëm me dhunë", është shprehur sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Duke komentuar masën e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia e cila është shtyrë për 1 shtator nga Qeveria e Kosovës, presidenti Vuçiq tha se “kjo mund të bëhet vetëm me dhunë”.
“Kur bëhet fjalë për targa është një situatë e qartë, ata (Kosova) mund t'i zbatojnë me forcë, por mos prisni që Serbia t'iu ndihmojë në procesin ligjor rregullimin e problemit”, tha Vuçiq.
I pyetur nëse Beogradi do ta vendosë në rend dite më 18 gusht në Bruksel temën e targave para 1 shtatorit, Vuçiq tha se do të shkojë në Bruksel për të provuar të ruajnë paqen, teksa ka shtuar se “nuk e kanë problem për temat për të cilat pritet të diskutohen”.
“Ne jemi të interesuar të diskutojmë gjithçka. Ne nuk kemi problem me temat. Ne duam të flasim për asociacionin e komunave serbe. Nëse thonë se nuk është në përputhje me Kushtetutën (e Kosovës), atëherë nuk na duhet një e tillë në përputhje me kushtetutën. Pse duhet të na interesojë Kushtetuta e tyre”, tha ai.
Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) theksoi dje se të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të zgjidhen përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.
Vuçiq më 18 gusht në Bruksel do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së. Takimi mbahet më pak se dy javë para 1 shtatorit kur Prishtina zyrtare ka paralajmëruar vendosjen e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia.
15 Gus 2022
Vuçiq: Vendimi për targat mund të zbatohet vetëm me forcë
Më 18 gusht në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.