Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një taktim që ka zhvilluar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Alfred Simonis, tha se e vlerëson shumë faktin që Bukureshti vijon të mbajë qëndrim për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, edhe përkundër presioneve.
“Ne e vlerësojmë shumë faktin që Rumania, pavarësisht presioneve të forta ndaj të cilave është e ekspozuar, vazhdon të qëndrojë e palëkundur në qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të së ashtuquajturës Kosovë, ndërsa jemi mirënjohës për mbështetjen që marrim nga Bukureshti për përparimin në rrugën tonë evropiane dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në qasjen e përgjegjshme të të gjithë të përfshirëve”, ka thënë Vuçiq në një postim të publikuar në Facebook.
Vuçiq po ashtu theksoi se gjatë bisedës është konsideruar intensifikimi shtesë i lidhjeve dhe bashkëpunimi reciprok mes Serbisë dhe Rumanisë.