Në kuadër të turneut të tij rajonal, pas vizitës në Bosnje Hercegovinë, Erdoğan ka qëndruar sot në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, ku është takuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Gjatë konferencës për media, presidenti serb nuk ka kursyer fjalët dhe ka vlerësuar kolegun e tij turk Erdoğan.
“Dua të falënderoj (Erdoğan) që ka pasur gjithmonë kohë për të shqyrtuar situatën në rajon, pavarësisht nga dallimet tona në lidhje me Kosovën apo Prishtinën. Ishte gjithmonë presidenti Erdoğan ai që këmbënguli për paqen, stabilitetin, për gjetjen e zgjidhjeve diplomatike. “, tha Vuçiq.
Ai falënderoi Erdoğanin, siç tha, për korrektësinë e tij dhe gjithçka që tregon ndaj Serbisë.
"Një njeri që gjithmonë është kujdesur dhe ka treguar respekt për vendin tonë të vogël, si në aspektin territorial ashtu edhe në aspektin e popullsisë. Ne jemi të detyruar të tregojmë respekt të madh ndaj Türkiye-s dhe të përgjigjemi gjithmonë në të njëjtën mënyrë", shtoi Vuçiq.
Ai u bëri thirrje të gjithë turqve që të vijnë sa më shpesh në Serbi, të ndihen si në shtëpinë e tyre në Serbi dhe të përpiqen të jenë mikpritës të mirë.
“Ftoj gjithashtu njerëzit tanë të shkojnë jo vetëm në Istanbul, por edhe në Ankara dhe në të gjitha vendet e tjera, ku mund të shohin se sa shumë ka përparuar ky vend i madh nën udhëheqjen e presidentit Erdoğan dhe sa më shumë mund të mësojmë prej tyre”, tha Vuçiq.
7 Sht 2022
Vuçiq vlerëson presidentin turk: Türkiye ka përparuar me Erdoğanin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Serbi ka folur mirë për presidentin e Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan dhe ka thënë se Türkiye ka bërë shumë progres nën udhëheqjen e Erdoğanit.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.