Zgjedhjet presidenciale në Türkiye: Diaspora turke në rajon filloi votimin. / Photo: AA

Shtetasit turk në rajon nga sot deri më 22 maj do të kenë të drejtën e votës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Türkiye është caktuar të mbahet të dielën, më 28 maj, pasi asnjë nga kandidatët nuk fitoi shumicën e thjeshtë në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 14 maj.

Në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale turke garojnë presidenti aktual turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi 49,51 për qind të votave në raundin e parë dhe lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, i cili mori 44,89 për qind të votave në raundin e parë.

Aleanca e Popullit e Erdoğanit e udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet fitoi shumicën në parlamentin e shtetit në raundin e parë.

Votuesit turq nga jashtë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në përfaqësitë diplomatike të vendit, si dhe do të mund të votojnë edhe në pikat kufitare.

Qytetarët e Türkiyes në Shqipëri mund të votojnë në datat 20, 21 dhe 22 maj nga ora 08:00 deri në orën 22:00 në Ambasadën Turke në Tiranë.

Në Kosovë do të mund të votohet më 21 maj nga ora 8 deri në 22 maj në objektin e Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë.

Qytetarët e Republikës së Türkiyes në Bosnjë e Hercegovinë do të mund të votojnë më 20 dhe 21 maj në Ambasadën e Republikës së Türkiye në Sarajevë nga ora 08:00 deri në orën 22:00.

Shtetasit turq në Serbi do të mund të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ambasadën e Republikës së Türkiyes në Beograd më 21 maj nga ora 08:00 deri në orën 22:00.

Votuesit turq në Mal të Zi mund të votojnë më 20 dhe 21 maj në qendrën e votimit në Ambasadën e Republikës së Türkiyes në Podgoricë nga ora 08:00 deri në orën 22:00.

Votuesit turq në Maqedoninë e Veriut do të votojnë më 20 dhe 21 maj në vendvotimin në Ambasadën e Türkiyes në Shkup nga ora 08:00 deri në orën 22:00.

Qytetarët e Türkiyes me të drejtë vote do të mund të votojnë edhe në pikat kufitare nga data 20 deri më 28 maj.

64,11 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet në Republikën e Türkiyes.

Qendrat e votimit jashtë Türkiyes do të jenë të hapura në 73 shtete dhe 151 përfaqësi të këtij vendi. Më shumë se 3,41 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë. Në rrethin e parë të zgjedhjeve jashtë Türkiyes votuan mbi 1,7 milion shtetas turq.

TRT Balkan / agjencitë