Shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’, Mark Zuckerberg, ka pranuar ofertën e pronarit të platformës sociale ‘Twitter’, Elon Musk, që të ballafaqohen në një dyluftim në kafaz.
"Më dërgo vendndodhjen", tha Zuckerberg në një postim në ‘Instagram’, si dhe ndau një pamje të postimit në ‘Twitter’ ku Musk thotë "Unë jam gati për një ndeshje në kafaz nëse është edhe ai".
Musk i kërkoi sfidën pas raportimeve se Zuckerberg mund të prezantojë një alternativë të rrjetit social ‘Twitter’, të quajtur ‘Threads’.
"Jam i sigurt se Toka mezi pret të jetë ekskluzivisht nën gishtin e Zuckut pa asnjë mundësi tjetër", shkroi Musk në ‘Twitter’.
Sipas një postimi në rrjetet sociale nga Alex Heath, një redaktor në ‘The Verge’, një zëdhënës i kompanisë ‘Meta’ ka konfirmuar se Zuckerberg është serioz për të luftuar Muskun.
Më vonë, Musk propozoi "Tetëkëndëshin e Vegasit" si vendndodhje, duke iu referuar tetëkëndëshit të UFC-së në Las Vegas.
"Unë posedoj këtë lëvizje të mrekullueshme që e quaj ‘Lopa e detit’, ku thjesht shtrihem mbi kundërshtarin tim dhe nuk bëj asgjë", shkroi ai në ‘Twitter’.