Drejtori ekzekutiv i kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk deklaroi se të gjithë përdoruesit mund të duhet të paguajnë një tarifë për të hyrë në platformën e rrjeteve sociale X.
Sipas BBC-së, Musk bëri deklarata për platformën X gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Duke deklaruar se ata po konsiderojnë kalimin në një sistem që do t'u kërkonte të gjithë përdoruesve të paguajnë çdo muaj për të hyrë në platformë, Musk theksoi se kjo mund të jetë një zgjidhje për të hequr qafe "llogaritë e rreme dhe robote" në platformë.
"Ne do të përdorim një sistem çmimesh të nivelit të ulët. Ky është një diskutim më i gjatë, por për mendimin tim kjo është mbrojtja e vetme kundër ushtrisë robote në platformë," tha Musk.
Musk diskutoi edhe çështjen e “antisemitizmit” gjatë takimit
Gjatë takimit me kryeministrin Netanyahu, Musk foli edhe për postimet që përmbajnë “antisemitizëm” në platformën X dhe nënvizoi se ishte kundër të gjitha këtyre.
Duke pranuar se është e vështirë të arrihet ekuilibri midis lirisë së shprehjes dhe kontrollit të përmbajtjes në platformë, Netanyahu gjithashtu i bëri thirrje Muskut që ta vendosë këtë ekuilibër në mënyrë korrekte.