A po bëhen 13 Topa të Artë në ligën arabe?  / Foto: AA

Me transferimin e portuguezit Cristiano Ronaldo vitin e kaluar në Al Nassr, liga arabe tërhoqi vëmendjen e futbolldashësve, sakaq vetëm brenda disa ditësh ky klub theu rekorde në rrjete sociale duke u renditur e 4-ta në botë, pas Real Madridit, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Ish-futbollisti më i mirë në botë, 38-vjeçari Ronaldo kaloi në Al Nassr me një marrëveshje e cila duke përfshirë edhe sponzorizimet, paga e tij në total është 200 milionë euro në sezon, gjegjësisht lojtari më i paguar në historinë e futbollit.

Shumat e larta të pagave janë ndër arsyet kryesore që hapat e Ronaldos t'i ndjekin edhe dy futbollistët e tjerë që kanë dominuar futbollin evropian, argjentinasi Lionel Messi dhe francezi Karim Benzema.

Si Messi ashtu edhe Benzema tashmë kanë njoftuar se nuk do të vazhdojnë kontratat me klubet aktuale, PSG dhe Real Madrid.

Si rrjedhojë emri i tyre ka filluar të qarkullojë në media botërore gjoja se ekziston një marrëveshje e fshehur me klubet nga Arabia Saudite.

Nëse këto spekulime dhe hipoteza bëhen të mundura, do të shohim fituesit e 13-të Topave të Artë në ligën arabe, ku Lionel Messi ka shtatë, Cristiano Ronaldo pesë dhe Karim Benzema një.

Vizita e Messit në Arabi

Një muaj më parë argjentinasi Lionel Messi ka bërë një udhëtim misterioz në Riad të Arabisë, edhe atë pas disfatës në shtëpi ndaj Lorient.

Rrjedhimisht, udhëtimi në Riad që zemëroi drejtuesit dhe tifozët e PSG-së, duket se ka pasur implikime pozitive për të ardhmen e 35-vjeçarit Messi.

Nuk përjashtohet që të ketë shkuar atje për të negociuar ndonjë transfertë dhe luajtur në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm.

Shkuarja në Arabinë Saudite ka të ngjarë të lidhet me kontratën e tij fitimprurëse si ambasador i turizmit të vendit, por Leo ka kohë që pëlqehet nga Al-Hilal.

Klubi rival i Al-Nassr të Cristiano Ronaldos, siç raporton "RMC Sport", i ka paraqitur agjentëve të Messit një ofertë prej 400 milionë euro në vit.

Benzema me një këmbë në Arabi

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema do të largohet nga Real Madridi pas 14 vitesh të mbushura me trofe.

Sipas tabloidit ESPN, sulmuesi 35-vjeçari francez do t’i bashkohet mikut dhe ish-bashkëlojtarit të tij Cristiano Ronaldos në Arabi, por do të nënshkruajë me skuadrën e Al-Ittihad.

Po ashtu, edhe Televizioni shtetëror i Arabisë Saudite Al Ekhbariya raportoi se Al-Ittihad kishte arritur një marrëveshje me Benzeman për një kontratë dyvjeçare, e cila vlerësohet të jetë më shumë se 107 milionë dollarë, gjegjësisht afër 200 milionë euro me sponzorime e tjera.


TRT Balkan