Futbollisti francez Karim Benzema do të ketë një klub të ri në sezonin e аrdhshëm pasi vendosi të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos dhe të shkojë në Arabinë Saudite për një ofertë të mirë financiare.
Ndonëse Benzema dhe “mbretërit” ranë dakord për një bashkëpunim të ri, megjithatë ai nuk u realizua. Një nga sulmuesit më të mirë në botë ka deklaruar disa herë se dëshira e tij është të pensionohet te Real Madridi dhe se do ta bëjë këtë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Al-Ittihad arriti të bindë Benzeman për një transferim në Arabinë Saudite. Ai nënshkroi një kontratë trevjeçare, sipas njoftimeve me vlerë 600 milionë euro dhe do të ketë edhe bonuse sepse do të luajë rolin e ambasadorit për marrjen e Kupës 2030 së bashku me Cristiano Ronaldon.
Benzema largohet nga Madridi si ikonë dhe fitues i “Topit të Artë”, duke lënë pas vete pesë tituj në Champions League, pesë kampionate botërore për klube, katër Superkupa dhe shumë rekorde.