Akil Gjakova e ka nisur me fitore garën në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024” në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo. Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin të cilin e mposhti duke kaluar në rrethin tjetër. Gjakova pas fillimit të vështirë arriti ta mposht brazilianin me Ippon. Nga ana tjetër, motra e tij, Nora Gjakova është eliminuar në luftën e parë. Ajo është mposhtur nga xhudistja Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia.
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi dje në finalen të Lojërave Olimpike Paris 2024 ka fituar medaljen e argjendtë pas disfatës kundër Diyora Keldiyorova në kategorinë 52 kilogramë.
TRT Balkan / agjencitë