Në edicionin e 16-të të maratonës në Tokio, e cila u zhvillua dje, morën pjesë rreth 38 mijë sportistë nga shumë vende, ku fitues janë etiopiania Deso Gelmisa në konkurrencën e meshkujve dhe Kenianja Rosemary Wanjiri në konkurrencën e femrave.
Gara 42,1 kilometra në kryeqytetin japonez është ndër gjashtë garat më të famshme të maratonës në botë, pas garave në Boston, Nju Jork, Çikago, Londër dhe Berlin.
Tri vendet e para në konkurrencën e meshkujve shkuan për atletët nga Etiopia.
Deso Gelmisa ishte i pari me kohën 2 orë 5 minuta e 22 sekonda. Muhamed Esa ishte i dyti dhe Tsegaye Getachu Kebede fitoi vendin e tretë.
Rosemary Wanjiru nga Kenia zuri vendin e parë në garën e femrave me kohën 2:16:28.
Medaljen e argjendtë e fitoi etiopiania Tsehai Gemechu, ndërsa atë të bronztë e fitoi bashkatdhetarja e saj Ashete Bekere.