Tre kosovare pjesë e librit "Legjendat e Xhudos" të FBXh-së.     Foto: Driton Kuka/Facebook 

Trajneri më i mirë i xhudos në botë, njëkohësisht trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, ka zbuluar sot gjurmët e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit e Nora Gjakovës në botën e sportit.
Federata Botërore e Xhudos (IJF) ka publikuar një libër kushtuar legjendave të këtij sporti me emrin “Judo Legends” (Legjendat e Xhudos), ku ka përfshirë edhe të artat olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.
IJF në këtë libër i kushton disa fjalë Majlinda Kelmendit, në lidhje me rekordin që e mban në Librin e Guiness.
“Mbajtja e Rekordit Botëror Guiness për medaljet e arta të fituara në Turneun Botëror të IJF-së nga 7 maj 2010 deri më 24 tetor 2019”, tregonte IJF në librin e botuar “Legjendat e Xhudos”.

TRT Balkan / agjencitë