Andaluzianët mundin Romën për titullin e 7-të në Europa League.  / Foto: AA

Futbollistët e Sevillas fituan trofeun e Europa League, pasi ekzekutuan penallti më mirë se Roma (1-1, 4-1 penallti). Ndeshja në “Puskas Arena” të Budapestit u ofroi një luftë të madhe të dyja skuadrave, raste para dy golave ​​dhe mprehtësi taktike të dy trajnerëve.

Specialistët për këtë kompeticion, skuadra nga Andaluzia arriti t'i shkaktojë Jose Murinjos humbjen e parë në finalet e Europës.

Rezultati u hap pas 35 minutash lojë me anë të Paulo Dybala. Asi argjentinas mori një top ideal nga Mancini nëpërmjet mbrojtjes, ndaj me stilin e tij me një goditje të mirë arriti të mposhtë Bonon për 0-1.

Në fillim të pjesës së dytë, një Sevilla shumë më sulmuese doli në fushë.

Trajneri Mendilibar hodhi menjëherë në krahë “jokerët” e tij, Lamelën dhe Suson. Iniciativa e sulmeve erdhi nga spanjolët dhe shumë shpejt rezistenca e skuadrës së Mourinhos u thye. Në minutën e 55-të, pas një krosimi të Jesus Navas, ishte i pafat mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini i cili duke dashur të evitojë rezikun, shënoi autogol për 1-1.

Me këtë rezultat përfundoi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet, e më pas gjatë ekzekutimit të penaltive, andaluzianët goditën më saktë nga pika e bardhë dhe siguruan trofeun e 7-të të Europa Leagues.

Trajneri, i 3-ti i vërteti për Sevillan

Ajo që e bën të spikatur Sevillan është se këtë sukses e kanë arritur me trajnerin e tretë në stol. Pasi që kishin një sezon të dobët në Primera, madje rrezikonin të bienin nga liga spanjolle, Sevilla u detyrua të ndryshojë trajnerët dy herë brenda sezonit. Filluan me Lopeteguin, më pas as Sampaoli nuk dha rezultate, e për të siguruar trajnerin aktual Jose Luis Mendilibar, i cili jo vetëm që kishte rezultate pozitive në Primera, por befasoi me suksesin e tij edhe në arenën ndërkombëtare, duke siguruar trofeun e Europa Leagues.

Spanjolët të vetmit me pesë përfaqësues në Ligën e Kampionëve

Ajo që funksionoi për Gjermaninë vitin e kaluar tani iu erdhi për dore Spanjës. Primera do të ketë pesë përfaqësues në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Gjegjësisht, me triumfin në Ligën e Evropës, skuadra e Sevillas siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, që do të thotë pjesëmarrësja e pestë në kompeticionin më të fortë të klubeve në Evropë. Përveç fituesit të Europa League, në elitë do të luajnë edhe Barcelona, ​​Real Madrid, Atlético Madrid dhe Real Sociedad.

TRT Balkan