Të enjten në Nyon u hodh shorti i playoff-it të Kampionatit Evropian të Futbollit EURO 2024.
Më 21 mars, Polonia do të përballet me Estoninë, dhe ekipi që kalon me sukses këtë ndeshje do të përballet me fituesin e takimit Uells-Finlandë.
Në Ligën B gjysmëfinalet sipas shortit janë Izrael – Islandë dhe Bosnje-Hercegovinë – Ukrainë, ndërsa në Ligën C Gjeorgjia do të përballet me Luksemburgun dhe fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet me fituesin nga ndeshja tjetër Greqi – Kazakistan.
Fituesit e tri grupeve të playoff-it do të plotësojnë formacionin me 24 ekipe të Euro 2024, duke u bashkuar me 20 ekipe që u kualifikuan nga 10 grupet kualifikuese plus Gjermaninë nikoqire.
Shtetet që kanë siguruar biletë tashmë për në EURO 2024 janë: Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Anglia, Franca, Hungaria, Italia, Holanda, Portugalia, Rumania, Skocia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Türkiye dhe Zvicra.
Shorti final i turneut EURO 2024 do të hidhet më 2 dhjetor.