Anulohet ndeshja miqësore Bosnjë e Hercegovinë - Izrael /      Foto: AA

Ndeshja miqësore ndërkombëtare në stadiumin "Grbavica" në Sarajevë më 26 mars ndërmjet kombëtareve "A" të Bosnjë-Hercegovinës dhe Izraelit është anuluar.

Lajmi është konfirmuar sot nga Federata e Futbollit e (N/FS) BeH-së.

“Pas konsultimeve me autoritetet përkatëse dhe për shkak të rrethanave të situatës aktuale të sigurisë dhe shkallës së lartë të rrezikut për zhvillimin e ndeshjes me kombëtaren izraelite, u konkludua që të anulohet ndeshja në Sarajevë. Pëlqimi për anulimin e ndeshja është dhënë edhe nga UEFA, me mirëkuptim të plotë të situatës së re”, deklaroi nga N/FS BeH dhe përfundoi:

Kombëtarja 'A' e Bosnjës dhe Hercegovinës do të luajë një ndeshje të re miqësore në një nga datat e ardhshme të lira në kalendarin e UEFA-s gjatë vitit 2024.

Edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Shino Zoertz, në deklaratën e sotme për mediat izraelite ka konfirmuar se ndeshja miqësore me Bosnjën e Hercegovinën nuk do të zhvillohet.

Ndryshe, Bosnja dhe Izraeli u mposhtën në gjysmëfinalet e kualifikimit për “Euro 2024”, nga Ukraina, përkatësisht Islanda.

AA