UEFA nis hetim kundër Rumanisë për ngjarje raciste ndaj Kosovës. / Foto: Federata e Futbollit e Kosovës

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar se ka nisur një hetim për incidentet e ndodhura në ndeshjen ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024.

Në një deklaratë nga UEFA thuhet se është nisur një hetim kundër Federatës së Futbollit të Rumanisë për ngjarje raciste gjatë ndeshjes, pankarta me mesazhe provokuese, hedhjen e objekteve në fushë, ndezjen e fishekzjarrëve në tribuna dhe lejimin e tifozëve të jenë në shkallët midis tribunave.

Rumania mposhti Kosovën me rezultatin 2:0 në ndeshjen që u luajt këtë javë në kuadër të Grupit “I” të eliminatoreve të UEFA EURO 2024.

Ndeshja në Bukuresht u ndërpre në minutën e 20-të pasi pati tifozët rumunë në tribuna shpalosën banderolën me mbishkrimin "Kosova është Serbi". Ndeshja u ndërpre dhe rifilloi pas një pushimi që zgjati më shumë se 40 minuta.

TRT Balkan / agjencitë