Arbitri Çakir e "dorëzoi" fishkëllimën

Arbitri Çakir e "dorëzoi" fishkëllimën

Prej vitit 2006 ka qenë pjesë e FIFA-s
Çakır gjatë karierës së tij ka referuar edhe dy gjysmë finale të Ligës së Kampionëve.

Cüneyt Çakır, arbitri i njohur i futbollit në Evropë, i dha fund karrierës së tij. Kreu i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Mehmet Büyükekşi, president i organit, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në beIN SPORTS, falënderoi 45-vjeçarin Çakır për kontributin e tij në futbollin turk.
Büyükekşi tha se Çakır, arbitër i FIFA-s që nga viti 2006, kohët e fundit aplikoi në Komitetin Qendror të Arbitrave të Türkiye-s (MHK) për të lënë punën e tij.
“Javën e kaluar, ne mbajtëm një kamp, një seminar me arbitrat tanë në provincën veriore Bolu. Në seminar, Cüneyt Çakır aplikoi në MHK”, tha Büyükekşi.
Ai shtoi se Çakır kishte disa oferta jashtë vendit, por arbitri turk donte ta mbyllte karrierën në Türkiye, pasi vendi i ka ofruar shumë mundësi.
Büyükekşi deklaroi se Çakır dëshiron që në të ardhmen të trajnojë gjyqtarë në kategori më të ulëta në mënyrë që të kontribuojë në arbitrimin turk.
Presidenti i organit të futbollit turk shtoi se MHK, TFF dhe bordi i saj miratuan kërkesën e tij.
Çakır ka qenë arbitër i Superligës Turke nga viti 2001
Arbitri turk drejtoi ndeshjet në turnetë e Kupës së Botës FIFA 2014 dhe 2018 dhe arbitroi finalen e Ligës së Kampionëve 2015 kur Barcelona mundi Juventusin 3-1 në Berlin.
Ai u caktua për herë të fundit si refer i disa ndeshjeve në UEFA EURO 2020, i cili u fitua nga Italia në verën e vitit 2021.
Çakır më parë është paraqitur në turnetë EURO 2012 dhe EURO 2016.
Ai ka qenë gjyqtar i rregullt në Ligën e Kampionëve të UEFA-s që nga viti 2010 ndërsa po ashtu ka drejtuar edhe shumë ndeshje në Ligën Europa.

Ndeshjet e Cüneyt Çakır në arenën ndërkombëtare
Në vitin 2012, arbitri turk Cüneyt Çakır ka referuar për herë të parë gjysmë finalen e Ligës së Kampionëve në ndeshjen kthyese ndërmjet Barcelona dhe Chelsea në Nou Kamp.
Në po të njëjtin vit Çakır ishte arbitër kryesor i gjysmëfinales Portugali-Spanjë, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Kiev të Ukrainës.
Vitin 2012 Çakır e përmbylli me ndeshjen finale në kuadër të kupës së botës për ekipe, ndërmjet Corinthians dhe Chelsea, në Yokohama të Japonisë.
Referi turk ishte protagonist kryesor i ndeshjeve edhe në kampionatin botëror në vitin 2014, edhe atë në gjysmë-finalen ndërmjet Holandës dhe Argjentinës në Sao Paulo të Brazilit.
Diçka interesante që e shquan referin turk, dhe që askush deri më tani nuk mund të krenohet si ai, paraqet fakti se Çakır për herë të parë ka referuar dy ndeshje gjysmë-finale të ndryshme të Ligës së Kampionëve brenda 1 viti, atë të 2016-tës.
Poashtu Çakır gjatë karierës së tij ka referuar edhe dy gjysmë finale tjera të Ligës së Kampionëve, atë ndërmjet Atletikos së Madridit dhe Realit të Madridit në vitin 2017, dhe Real Madrid me Bayern Mynih në vitin 2018.

TRT Balkan / agjencitë