Pas suksesit të klubit futbollistik Skendërbeu nga Korça, i cili në vitet 2015 dhe 2017 u kualifikua në fazën e grupeve në Ligën Europa, sonte ekipet shqiptare Ballkani nga Kosova dhe Shkupi nga Maqedonia e Veriut do të luftojnë për një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Një skuadër futbollisitike shqiptare do të jetë pjesë e edicionit të sivjet të Ligës së Konferencës. Lufta në fushën e gjelbër mes Shkupit dhe Ballkanit fillon sonte në Stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup. Kampionët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në futboll deri te kjo përballja vijnë pas disa garave për kualifikime në Ligën e Kampionëve dhe Liga Europa. Ekipi i Shkupit deri më tani zhvilloi ndeshje kundër skuadrës së Lincolnit nga Gjiblartari, vazhdoi me Dinamo Zagrebin në Kroaci, dhe së fundmi u përballë me skuadrën e Shamrock Rovers nga Irlanda.
Futbollistët e Ballkanit, ndeshjën e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve e nisën në Lituani, kundër ekipit të Zhalgisirit. Kjo në fakt ishte edhe debutimi i ekipit nga Theranda në Evropë. Rrugëtimin e tyre skuadra e Ballkanit, më pas e vazhdoi në San Marino, kundër ekipit La Fiorita. Dhe, përfundimisht deri në play-off, për Ligën e Konferencës arritën pasi e eliminuan në penalti skuadrën e Klasvikut nga Ishujt Faroe.
Ilir Daja, çelësi i suksesit?
Faza e grupeve në garat evropiane në futboll për trajnerin e Ballkanit, Ilir Daja, nuk është e panjohur. Një përvojë të tillë ai e kishte shijuar me ekipin e Skenderbeut nga Korça në vitin 2017, kur kishte arritur të kualifikohet në fazën e grupeve në Ligën e Evropës. Ngjashëm si në ndeshjën e fundit kundër Klasvik, trajneri Daja, në vitin 2017 e kishte udhëhequr ekipin e Skendërbeut në penaltit kundër ekipit Mlada Boleslav nga Çekia. Në prag të ndeshjes me FC Shkupi, kampionët e Kosovës janë forcuar edhe më një sulmues nga Mali i Zi.
Shkupi në Evropë me mbështetje nga Türkiye
Me përkrahjen e sponsorit nga Türkiye, ekipi shqiptar Shkupi nga Maqedonia e Veriut, synon të shkruaj një faqe të re në historinë shumëvjeçare të klubit. Garat e viteve të kaluara të Shkupit në kualifikimet për Europa Ligën apo Ligën e Kampionëve, dhe përvoja e fituar në këto ndeshje mendohet të jetë një përparësi për “pëllumbat” nga Çairi, (pjesa e vjetër e Shkupit). Sipas stafit drejtues dhe ekipit të trajnerëve në krye me Goce Sedllovski, ekipi i ka bërë përgatitjet e duhura dhe është i gatshëm për ndeshjen me Ballkanin, me të cilët deri më tani janë përballur vetëm në ndeshje miqësore.
Çka është Konferencë Liga e Europës?
Konferencë Liga e Europës është gara e tretë e UEFA-s, për klube dhe do të zhvillohet në të njëjtën kohë me Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.Kjo është një garë evropiane e kategorisë të tretë, pas garës më prestigjioze, Ligës së Kampionëve dhe garës dytësore, Ligës së Evropës.
Qëllimi për jetësimin e kësaj lige është për t’u dhënë më shumë klubeve mundësi në futbollin evropian, posaçërisht atyre nga vendet që e kanë shumë të vështirë të kualifikohen në garat e UEFA-s. Finalja e parë e këtij kompetencioni u zhvilluan sivjet në Tiranë, ku u ndeshën ekipi i Romës me atë të Fezenoord-it. Kupën e parë të kësaj gare e fitoj Roma.
18 Gus 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.