Ballkani bën një hap prapa në Ligën e Konferencës, humb nga Astana. / Foto: Reuters

Skuadra e vetme shqiptare e cila vazhdon garat evropiane në futboll, Ballkani ka pësuar disfatë kundër FC Astanas në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke bërë kështu një hap prapë në rrugën e tyre për kualifikimet me tutje në Ligën e Konferencës. Hovhannisyan (7’) dhe Beysebekov (23’) shënuan për mysafirët. Golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Edwin Kuç (8’).

Me këtë humbje, Ballkani ia ka komplikuar shumë vetes punët për kualifikim më tutje, derisa vazhdon të jetë në vendin e tretë me 3 pikë të tubuara aq sa ka edhe Dinamo Zagreb që është në vendin e dytë dhe Astana në vendin e fundit.

Ndeshja e radhës e Ballkanit do të jetë si mysafir i Astanës dhe do të zhvillohet në muajin nëntor, konkretisht pas dy javësh, kurse Dinamo Zagreb do të luajë sot kundër Viktoria Plzen në shtëpi të cilët kanë gjashtë pikë dhe janë në vendin e parë.

TRT Balkan / agjencitë