Celina dhe Aliovski kalojnë në Superligën e Türkiye-s

Celina dhe Aliovski kalojnë në Superligën e Türkiye-s

Periudha verore e transferimeve në futboll
Fenerbahçe dhe Kasimpasa transferojnë futbollist nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.    Foto: AA, Facebook/Bersant Celina

Dy futbollist shqiptar së fundmi janë transferuar në Superligën turke.

Gjatë periudhës verore të transferimeve, futbollisti Bersant Celina, i cili mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës ka arritur marrëveshje për transferim me klubin e Superligës turke, Kasimpaşa.

Në njoftimin nga klubi theksohet se me mesfushorin 25-vjeçar është nënshkruar kontratë në objektet e klubit në rrethin Kemerburgaz pasi ai ka kaluar kontrollet mjekësore.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe drejtori sportiv i klubit, Muhammed Emir Saraç.
Bersant Celina para se të kalojë në klubin e Kasimpaşa kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit anglez, Ipswich Town. Ndërsa sa i përket përfaqësueses së Kosovës, i njëjti ka realizuar gjithsej 31 ndeshje.
Po ashtu edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski ka realizuar një transfer nga liga arabe në atë të Türkiye-s.
Ai tani më edhe zyrtarisht është futbollist i Fenerbahçes
Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Istanbulli përmes faqes zyrtare, duke konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me klubin Al Ahli për ta huazuar Ezgjan Alioskin.
“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje në parim me klubin për transferimin huazues të Ezgjan Alioskit, i cili luan në skuadrën e Arabisë Saudite Al Ahli. Aktori do të vijë sot në mbrëmje në Istanbull për të vazhduar bisedimet.” thuhet në lajmërimin zyrtar të Fenerbahçes në rrjetet sociale.

Aliovski në rradhët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ka luajtur gjithsej 60 ndeshje, me ç’rast ka shënuar 12 gola.

TRT Balkan / agjencitë