Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë me 500 milionë ndjekës në Instagram.     Foto: Cristiano Ronaldo/Twitter

Ylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo u bë personi i parë që arriti 500 milionë ndjekës në Instagram të hënën (21 nëntor).

Më i afërti me numrin e ndjekësve të tij është Lionel Messi, i cili aktualisht numëron 376 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

Të dy lojtarët kanë më shumë ndjekës sesa të famshëm të botës si Kylie Jenner, Selena Gomez dhe Dwayne Johnson.

Kylie Jenner ka 372 milionë ndjekës, katër milionë më pak se Messi.

Selena Gomez ndiqet nga 357 milionë njerëz.

Dwayne Johnson ka 348 milionë ndjekës në Instagram.

TRT Balkan / agjencitë