Pele uron Messin dhe Mbappen pas finales së Botërorit.    Foto: Pele/Facebook

Legjenda braziliane Pele ka uruar Argjentinën dhe superyllin e saj Lionel Messi për fitoren e Kupës së Botës 2022 në Katar dhe yllin francez Kylian Mbappe për katër golat e shënuar në finale.

"Sot, futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë mahnitëse. Messi fitoi Kupën e tij të parë të Botës, ashtu siç e meritonte trajektorja e tij", shkruan në Instagram legjenda e futbollit botëror Pele.

"Urime Argjentinë! Sigurisht që Diego buzëqesh tani", shtoi ai, duke iu referuar legjendës së ndjerë të futbollit argjentinas dhe rivalit të tij dikur më të madh, Diego Armando Maradona.

Pele gjithashtu vlerësoi Mbappen. "Miku im i dashur, Mbappe, shënoi katër gola në një finale. Çfarë dhuratë ishte kjo të shikoje një spektakël për të ardhmen e sportit tonë", ka shkruar ai.

Pele rezervoi gjithashtu lëvdata të veçanta për Marokun, kombëtarja e parë afrikane që arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

"Dhe nuk mund të mos përgëzoja Marokun për paraqitjen e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën se si shkëlqen", shkroi ndër të tjera Pele.

Të dielën, Argjentina fitoi titullin e tretë të Kupës së Botës FIFA duke mposhtur Francën me rezultatin 4:2 në penalti, pasi koha e rregullt përfundoi baras 2:2 ndërsa edhe koha shtesë baras me rezultatin 3:3.

Pele, i cili ndihmoi Brazilin të fitonte tre Kupat e Botës në vitet 1958, 1962 dhe 1970, është golashënuesi më i mirë i Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje për vendin e tij dhe konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.





TRT Balkan / agjencitë