Ylli turk i ekipit amerikan të basketbollit Houston Rockets, Alperen Şengün, udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me rezultatin 114-101 ndaj San Antonio Spurs me një rekord personal prej 45 pikësh.
Şengün regjistroi 45 pikë, 16 kërcime dhe 5 vjedhje, ndërsa bashkëlojtarët e tij Jalen Green dhe Fred VanVleet kontribuan respektivisht me 23 dhe 21 pikë.
Ai u bë lojtari i pestë, pas Anthony Davis, Joel Embiid, James Harden dhe John Drew, me gjithsej mbi 45 pikë, 15 kërcime dhe 5 vjedhje në një ndeshje në ligën amerikane NBA, dhe gjithashtu u bë më i riu që e arrin këtë në moshën 21 vjeç e 224 ditë.
Rockets qëndrojnë në vendin e 12-të në Konferencën Perëndimore me 27 fitore, 34 humbje, ndërsa Spurs janë në vendin e fundit, të 15-tin, me 13 fitore dhe 49 humbje.