Elon Musk bën shaka me tifozët e Manchester United

Elon Musk bën shaka me tifozët e Manchester United

Vërshohet me komente profili zyrtar i miilarderit Elon Musk
Elon Musk, përmes një twitt-i, njoftoi se është duke e blerë ekipin e futbollit Manchester United, por më pas tha se bëhet fjalë për shaka.     Foto: AA/Arkiv

Miliarderi Elon Musk tha se nuk ka në plan të blejë klubin Manchester United, disa orë pasi shkaktoi reagime të shumta në internet me një postim në Twitter.
"Jo, kjo është një shaka e stërzgjatur në Twitter. Unë nuk po blej asnjë ekip sportiv", u përgjigj Musk kur u pyet nga një përdorues i Twitter-it nëse ai ishte serioz për të marrë përsipër skuadrën e futbollit anglez.

"Megjithëse, nëse do të ishte ndonjë ekip, ai do të ishte Man U. Ata ishin ekipi im i preferuar si fëmijë", shtoi ai.
Në postimin e tij origjinal në Twitter, Musk, personi më i pasur në botë, shkroi: "Po blej Manchester Unitedin, jeni të mirëseardhur".
Komentet e Musk-ut u pritën kryesisht me skepticizëm, duke pasur parasysh historinë e deklaratave të tij konfuze dhe të pazakonta në platformën e mediave sociale.
Megjithatë, ai u dha qartë një fije shpresë tifozëve të United të zemëruar nga paraqitjet e dobëta të klubit.
Familja Glazers, një familje amerikane që aktualisht zotëron me United, ka qenë në shënjestër të tifozëve, të cilët kanë bërë thirrje që familja të largohet nga klubi.

AA