Enis Bardhi udhëton në Trabzon për transferimin e tij

Enis Bardhi udhëton në Trabzon për transferimin e tij

Shtohet kolonia e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut në Türkiye
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut disa vite me radhë ishte pjesë e Levantes.     Foto: AA

Futbollisti shqiptar i klubit spanjoll Levante, Enis Bardhi, ka mbërritur në qytetin veriperëndimor turk Trabzon për të zhvilluar negociata për transferimin e tij në klubin e këtij qyteti, Trabzonspor.
Mesfushori 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në deklaratën e tij për gazetarët në aeroportin e Trabzonit shprehu kënaqësi që gjendet në këtë qytet. Ai tha se kanë mbetur disa procedura për transferimin e tij në klub.
"Pastaj mbetet të njoftohem me shokët e mi të ekipit dhe trajnerin tim. Është nder i madh për mua të jem pjesë e një klubi kampion. Ishte një gjë që prisja një kohë të gjatë të luaj në Ligën e Kampionëve dhe ta arrij këtë mundësi. Është një burim i madh motivimi për mua", u shpreh Bardhi.
Enis Bardhi më pas në shoqërim të zyrtarëve të klubit shkoi në ambientet e klubit "Mehmet Ali Yılmaz".
Ky transferim i Bardhit në Super Ligën e Türkiye-s mund të realizohet pasi Levante zbriti në kategorinë e dytë të Spanjës, dhe ishte e qartë se Bardhi do të kërkonte një ambient të ri.

Ndonëse ishte në negociata intensive me Olympiakos, ka pasur edhe një ofertë nga MLS, Bardhi ka zgjedhur Türkiyen.
Kontrata mes dy palëve është për tre vjet.
Futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut në 148 ndeshje në La Liga me ekipin e Levante-s ka shënuar 23 gola dhe 13 asistime. Ndërsa me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut në 44 ndeshje ka shënuar 9 gola.
Kujtojmë që më parë nga Maqedonia e Veriut, Ezxhan Alioski nënshkroi në Superligën e Türkiye-s, në Fenerbahçe, Besir Guxhufi që atëherë është aty me Beşiktaşin, po ashtu luajnë edhe Kosta Manev dhe Arda Okan Kurtalan (Adana Demispor) dhe Luka Stankovski (Gaziantep).

AA