Shqipëria dhe Kroacia janë ndarë me rezultat barabartë 2-2 në duelin e dytë në grupin B të Euro 2024.
Golin e parë për kuqezinjtë e shënoi Qazim Laçi në minutën e 11-të në asistimin e Jasir Asanit duke çuar ndeshjen në pushim me rezultat 1-0 për Shqipërinë.
Në pjesën e dytë Kroacia mori në kontroll ndeshjen dhe e përmbysi rezultatin.
Kroatët e arritën golin e barazimit në minutën e 74-të, kur Ante Budimir asistoi te Andrej Kramariq për rezultatin 1-1.
Kroacia nuk u ndal për disa minuta duke sulmuar protën kundërshtare, ndërsa në minutën e 76-të Klaus Gjasula ishte i pafat dhe realizoi auto-gol.
Pas auto golit, Gjasula përmirësoi gabimin, duke barazuar rezultatin në 2-2, në minutën e 95-të.
Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria dhe Kroacia kanë nga një pikë në Grupin B, ndërsa Spanja dhe Italia kanë nga tri pikë.