FC Shkupi, në Bolu të Türkiye-s     Foto: AA

Fituesi i kampionatit të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi, përgatitjet për kualifikueset në UEFA Ligën e Kampionëve i kryen në Bolu të Türkiye-s (Turqi).
Shkupi, i cili në raundin e parë kualifikues të UEFA Ligës së Kampionëve do të luaj ndeshjen e parë kundër klubit të Gjibraltarit Lincoln Red Imps më 5 korrik, vazhdon aktivitetet në ambientet sportive në rrethin Abant.

Olgun Aydın, kryetari i klubit i cili e ndoqi nga afër stërvitjen e mëngjesit, në deklaratën për gazetarët rikujtoi se kanë fituar kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Ai tregoi se të gjitha kampet e deritanishme i kanë bërë në Türkiye, duke shtuar se në Bolu do të qëndrojnë 10-12 ditë dhe më pas fillon periudha e Ligës së Kampionëve.

Aydın tha se gjatë periudhës së kampit do të zhvillojnë ndeshje stërvitore, prej të cilëve një të mërkurën dhe dy të tjerat më 25 dhe 30 të këtij muaji.

Sipas Aydın, klubi ka disa modele të klubeve para tyre.

"Duam të zbatojmë këtë. Duam të bëjmë klube si Dinamo Zagreb, Ludogorets", u shpreh ai.

"Kur erdhëm ne klubi ishte në vendin e parafundit. Vitin e parë u bë i treti. Pastaj u bëmë i dytë. Këtë vit e morëm vendin e parë. Synimi ynë i radhës është të krijojmë një ekip që mund të qëndrojë në grupe në Evropë. Ne duam të krijojmë një ekip që mund të transformojë si materialisht, ashtu edhe shpirtërisht, me objektet dhe operacionet e tij. Në këtë rrugëtim po ecim dalëngadalë. Për momentin nuk planifikojmë transferime nga Türkiye. Futbollistët në Türkiye kanë shumë mundësi, kanë ambiente sportive shumë të mira, stadiume dhe fusha shumë të mira. Në këmbim, ata marrin shumë para, por nuk bëjnë atë që është e nevojshme për sa i përket performancës. Ne nuk kemi as luksin dhe as paratë për t'u siguruar atyre tani", shtoi kryetari i klubit Shkupi.

AA