Fillon Liga e Kampionëve, sezoni i fundit në formatin aktual. / Foto: AA

Rrikthehet kompeticioni më i madh i klubeve të futbollit në Evropë.

Sot pas disa muajsh pritje futbollistët e skuadrave më të mira evropiane do të ndiejnë ethet e garës elitare nën edicionin e ri 2023/24 të Ligës së Kampionëve.

Që në fillim të këtij edicioni do të kemi ndeshje interesante, me ç’rast gjysmëfinalisti i vitit të kaluar Milani do të presë në San Siro skuadrën e përforcuar angleze New Castle në ora 18:45. Në po të njëjtin orar do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër ndërmjet Young Boys dhe Leipzig.

Fituesi në fuqi i kësaj gare, Manchester City, e nis me një ndeshje të lehtë ndaj Cërvena Zvezdas, ndërsa Barcelona e pret Antwerpin, me të dy ndeshjet që fillojnë nga ora 21:00.

Ndeshje interesante gjatë ditës së sotme pa dyshim që pritet të jenë ato mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund, si dhe Lazio kundër Atletico Madridit.

Ndërkaq Feyenoord-Celtic dhe Shakhtar Donetsk-Porto janë dy ndeshjet e fundit gjatë kësaj mbrëmje.

Gjiganti turk rrikthehet në Ligën e Kampionëve

Kampioni aktual i Türkiyes, Galatasaray pas katër viteve rikthehet në fazën e grupeve në Champions League.

Skuadra turke ndodhet në njërin nga grupet më të fuqishme së bashku me Manchester United dhe Bayern Mynih.

Ndërkaq ndeshjen e parë Galatasaray do ta zhvillon si nikoqir nesër në ora 18:45 kundër Kopenhagenit të Danimarkës në grupin A.

Çka do të ndryshojë formati i ri i Ligës së Kampionëve 2024/2025?

Me formatin e ri, në Ligën e Kampionëve do të marrin pjesë 36 skuadra, katër më shumë se sa ishin.

Ndeshjet nuk do të zhvillohen në fazën e grupeve, por si një kampionat.

Sistemi ri i me ligë të hapur, i ashtuquajtur ”modeli zviceran”, parashikon që secila skuadër të luajë me 8 të tjera të ndryshme, me 4 sfida në fushën e saj dhe 4 sfida në transfertë.

Në fund do të grumbullohen pikët e skuadrave dhe ekipet që janë renditur në 8 vendet e para, shkojnë në fazën me eliminim direkt.

Ndërkohë, skuadrat nga vendi i 9 deri në vendin 24 do të ndeshen me sistem vajtje-ardhje për të shkruar në fazën e 16 më të mirave.

Ndryshime edhe në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sipas rregullave më të reja të institucionit më të lartë të futbollit evropian, UEFA priten ndryshime edhe në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Në të dyja kompeticionet do të shohim rritje të numrit të skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale në 36.

Do të jenë 8 ndeshje që do të zhvillohen në fazën e grupeve në Ligën e Europës dhe dhe 6 në Ligën e Konferencës po me të njëjtin sistem si Liga e Kampioneve.

TRT Balkan