Formula 1: Sergio Perez fiton Çmimin e Madh të Azerbajxhanit / Foto: AA

Piloti meksikan Sergio Perez fitoi garën e djeshme për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në kampionatin e Formula 1, që është fitorja e tij e dytë këtë sezon në skuadrën e Red Bull.

Perez përfitoi nga dalja e makinës së sigurisë në xhiron e dhjetë dhe duke u futur në "box" në atë moment krijoi një avantazh vendimtar që e solli përpara kolegut të tij të vendit të dytë Max Verstappen (Red Bull).

Charles Leclerc me Ferrarin përfundoi i treti, duke shënuar podiumin e parë për të dhe për Ferrarin këtë stinor.

Vendin e katërt e fitoi Fernando Alonso nga skuadra e Aston Martin dhe një tjetër pilot i Ferrarit, Carlos Sainz, përfundoi i pesti.

Gara tjetër është tashmë fundjavën e ardhshme për Çmimin e Madh të Miamit.

Azerbajxhani ka pritur garat e Kampionatit Botëror të Formula 1 që nga viti 2016, kur në pistën e kryeqytetit Baku u mbajt gara për Çmimin e Madh të Evropës.

Në Azerbajxhan në fundjavën që shkoi u zhvillua edicioni i shtatë i garës së Formula 1, për shkak të së cilës rrugët e Baku u mbyllën për trafik dhe u kthyen në pistë.

TRT Balkan / agjencitë