Gara do të zhvillohet në pistën 5.7 kilometra Autodromo Nazionale Monza.      Foto: Reuters

Italia këtë fundjavë do të jetë nikoqire e garës së 16-të të Kampionatit botëror të Formula 1.

Gara do të zhvillohet në pistën 5.7 kilometra Autodromo Nazionale Monza, që ndodhet pranë qytetit të Monzas.

Kualifikimet për Çmimin e Madh të Italisë do të nisin nesër në orën 16:00 ndërsa gara me 53 xhiro do të nisë të dielën në orën 15:00.

Deri më tani Max Verstappen (Red Bull) ka 10 fitore, Charles Leclerc (Ferrari) tre ndërsa Sergio Perez (Red Bull) dhe Carlos Sainz (Ferrari) nga një.

Renditja e pesë pilotëve më të mirë: Max Verstappen (Holandë) 310 pikë, Charles Leclerc (Monako) 201, Sergio Perez (Meksikë) 201, George Russell (Britani e Madhe) 188, Carlos Sainz (Spanjë) 175 pikë.

Renditja e pesë skuadrave më të mira: Red Bull Racing 511 pikë, Ferrari 376, Mercedes 346, Alpine 125, McLaren 101.

AA