Galatasaray dhe Fenerbahçe shkëputen bindshëm në krye të Super Ligës Turke / Foto: AA

Dy skuadrat nga Istanbuli, Galatasaray dhe Fenerbahçe, vazhdojnë të kryesojnë tabelën e Super Ligës Turke në sezonin 2023-2024, duke i lënë mbrapa rivalët e tyre.

Në javën e 26-të, "Luanët" mundën Ankaragucun 3:0 duke mbledhur 69 pikë, ndërsa "Kanarinat e Verdha" mundën 3:1 Rizesporin, duke ndjekur liderët e tabelës me 2 pikë më pak.

Pas kësaj ndeshjeje, trajneri i Galatasarayit, Okan Buruk u bë trajneri më i suksesshëm që arrin 50 fitore me një ekip të vetëm në Super Ligë.

Nga ana tjetër, Fenerbahçe ka fituar 12 nga 13 ndeshjet jashtë fushës që ka luajtur këtë sezon, vetëm një ka përfunduar me barazim pa gola.

Rivalët kryesorë, që të dy kanë humbur vetëm një herë këtë sezon, janë të paktën 23 pikë përpara klubeve të tjera të Super Ligë, pasi Trabzonspor në vendin e tretë ka 43 pikë.

Galatasaray do të përballet me Besiktasin në derbin e Istanbulit më 3 mars, ndërsa Fenerbahçe do të përballet me Trabzonsporin më 17 mars.

Rivalët kryesorë do të përballen më 12 maj, në ndeshjen e javës së 37-të.

AA