Kombëtarja e Basketbollit e Türkiyes për femra do të presë nesër Shqipërinë në ndeshjen e tretë të Grupit D të Kualifikimit të Kampionatit Evropian të Femrave FIBA 2023.
Ndeshja do të luhet në pallatin sportiv "Servet Tazegül" në Mersin, ndërsa do të nisë në orën 18:00. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në TRT Spor Yıldız.
Duke mundur Slloveninë 78-62 dhe Poloninë 52-41 në Grupin D, kombëtarja e Türkiyes zuri vendin e parë me dy fitore.
Polonia do të presë Slloveninë nesër në ndeshjen e katërt të grupit. Türkiye do të përballet me Poloninë dhe Shqipërinë më 9 dhe 12 shkurt 2023.
Në kampionat do të kenë të drejtë të marrin pjesë 10 skuadrat që zënë vendin e parë në grupet e tyre dhe 2 skuadra më të mira nga 4 grupet. Kampionati Evropian i Femrave FIBA 2023, në të cilin Izraeli dhe Sllovenia do të marrin pjesë si mikpritëse do të mbahet në datat 15-25 qershor 2023.