Anëtari i Bordit Ekzekutiv të UEFA-s, Servet Yardımcı, tha se qyteti i Istanbulit do të jetë nikoqir i finaleve të Ligës së Evropës 2026 dhe Ligës së Konferencës 2027.
Mbledhja e Bordit Ekzekutiv të UEFA-s, ku mori pjesë Yardımcı, u mbajt në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.
Bordi vendosi që finalja e Ligës së Evropës 2026 të mbahet në stadiumin "Tüpraş" në Istanbul, ku ndeshjet si nikoqir i zhvillon klubi i Beşiktaşit.
Stadiumi ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës 2027 do të përcaktohet më vonë.
Stadiumi "Tüpraş", i njohur më parë si "Vodafone Park", ishte nikoqir i finales së Superkupës së UEFA-s 2019 midis Liverpoolit dhe Chelseat.
TRT Balkan / agjencitë